“Ma lej burrin dhe ik”, moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ kundër blogeres së njohur

Roza Lati ka befasuar të gjithë me veprimin e fundit.

ShowBiz

24/07/2019 10:17

Roza Lati njihet për deklaratat që shumë herë kanë bërë bujë në publik, shkruan lajmi.net.

Së fundi, moderatorja shqiptare ka lënë një koment pranë fotografisë së blogeres së njohur, Chiara Ferragni.

Blogerja kishte publikuar foto me partnerin dhe djalin e saj, kurse Roza i kërkon asaj t’ia ‘lë’ burrin për së paku dy javë.

“Ishit shumë bukur kur ishit thjesht të dashuruar. Tani me këto foto “familja lumtur” në çdo
postim, na keni çarë dërrasat! Do ju bëj unfollow te dyve se s’jeni më interesant!! Ti Chiara ik
humb me ndonjë javë të modës, burrin ma lej mu për nja dy javë. Veç aman mos postoni me foto familja – familja – familja. Bëjini nja dy javë pushim ju lutem. Faleminderit. Me respekt,
R.L.”, ka shkruar Roza Lati. /Lajmi.net/