Lyrical Son bën dedikimin special pasi mori sërish epitetin baba

Sot Lyrical Son ka festuar për dy arsye andaj nuk ka pasur se si të mungojnë disa fjalë zemre për personat e veçantë që e rrethojnë.

ShowBiz

28/01/2019 20:21

Festimi, i njohur për publikun si Lyrical Son sot ka festuar ditëlindjen, e në këtë ditë të veçantë bashkëshortja e tij Gresa i solli në jetë fëmijën e dytë, që është vajzë, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram në të cilën shihen dy vajzat e tij, Festimi i ka shkruar disa fjalë zemre kështu duke bërë dedikimin special për personat e zemrës.

”Falenderimi i takon Zotit se pari, per te gjitha keto te mira qe jemi duke i pa e tu i shiju. Pastaj i falenderoj prinderit e mi qe me rriten edukuan e sakrifikuan per mu. Falemnderit edhe @gresakrasniqif qe eshte duke bere punen apo titullin me te mire qe munet Zoti me ta dhane, Nanë. Nuk mundem me i harru edhe te gjithe ju qe ju qe me beni te ndihem i veçante dite per dite. Falemnderit per te gjitha fjalet e urimet. Ju duam, familja #Arifi #4.”, ishin ndër të tjera fjalët e tij dhe sigurisht pranë fotos urimet e shumta nga familjarë, miq e fansa nuk kanë munguar./Lajmi.net/