Lyon mohon pretendimet e presidentit të vet për datën e ndeshjes me Juventus

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka pësuar sikletin e kundërshtimit nga klubi i tij pasi ata pranuan se nuk është caktuar asnjë datë për përplasjen e tyre të dytë në Ligën e Kampionëve kundër Juventus.

Sport

10/05/2020 17:32

Aulas kishte thënë se ndeshja do të zhvillohej më 7 gusht, me raundin e 16 më të mirave akoma të pa kompletuar pasi gara u shty për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Sidoqoftë, klubi lëshoi një deklaratë të dielën duke thënë se data nuk është caktuar dhe ata ende janë në pritje të fjalës zyrtare nga UEFA se kur Liga e Kampionëve do të rifillojë, përcjell lajmi.net.

Ata thanë: “Olympique Lyon do të donte të pohonte se data e ndeshjes kundër Juventus, ende nuk është konfirmuar, në kundërshtim me atë që është thënë më parë”.

“Data e raundit të 16 më të mirave pritet të përcaktohet si pjesë e orarit të Ligës së Kampionëve që do të shpallet direkt nga UEFA në të ardhmen e afërt”, thuhet në reagimin e klubit francez. /Lajmi.net/