Lyon – Juventus: ‘Ndeshja Zero’ nga ku u përhap koronavirusi në Francë

Futbolli del të ketë luajtur një rol të rëndësishëm (për të keq) në përhapjen e koronavirusit.

Sport

03/04/2020 17:03

Pas ndeshjes Atalanta – Valencia, një tjetër ndeshje është shënjestruar si ‘Ndeshja Zero’, që përhapi virusin.

LEXO EDHE:

Atalanta – Valencia: Ndeshja që dyshohet se përhapi koronavirusin në Lombardi

‘L’Equipe’ shkruan se ndeshja Lyon – Juventus mund ë ketë luajtur rol të rëndësishëm në përhapjen e Covid19 në Francë, transmeton lajmi.net.

Stadiumi i Lyon ka kapacitet prej 59186 ulëseve, dhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve vështirë se gjendej ndonjë e lirë.

Marcel Garrigou – Grandchamp, mjek i pensionuar, beson se kjo ndeshje nuk duhej luhej kurrë në ato rrethana.

“Ndeshja nuk duhej zhvillohej, solli tifozë nga gjithë Italia në Lyon, jo vetëm nga Piemont”, ka thënë mjeku.

Tashmë, pas situatës së eskaluar, të gjitha ndeshjet e kampionateve evropiane, përfshirë kompeticionet e UEFA, janë të suspenduara. /Lajmi.net/