LVV-ja kërkon qasje në dokumentet e ARBK-së lidhur me licencimin e laboratorëve privatë për COVID-19

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar qasje në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës për licencimin e laboratorëve privatë për testime.

Lajme

12/08/2020 14:15

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes komisionit për Shëndetësi ka kërkuar qasje në dokumentet publike në institucionin e ARBK-së, për të qenë të informuar në lidhje me procesin e licencimit të operatorëve privat për testim të qytetarëve për COVID-19.

“Bartja e testimit për COVID-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive. Kjo është dëshmia e radhës e dështimit të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike”, thuhet ndër të tjerash njoftimin e LVV-së. /Lajmi.net/