Lutfi Haziri takohet me Nagip Arifin

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është takuar sot me kryetarin i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Lajme

05/03/2015 17:15

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin rreth projekteve të përbashkëta ndërkomunale dhe të dy kryetarët u dakorduan se është koha e intensifikimit të bashkëpunimit edhe më të madh mes dy komunave.

Ky takim i Hazirit me Arifin është në kuadër të takimeve që kreu i Gjilanit po zhvillon me të gjithë kryetarët e komunave të regjionit, me qëllim të koordinimit të projekteve të përbashkëta me qëllim të zhvillimit më të madh të këtij regjioni.