Lutfi Haziri me thirrje për mobilizim: Kosova ka nevojë për LDK-në si asnjëherë më parë

Ish-deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka publikuar një deklaratë të fuqishme në rrjetet sociale, ku thekson se vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, ndërsa bën thirrje për mbështetje të gjerë ndaj LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Haziri theksoi se LDK ka “shkaktuar procese dhe ka realizuar ëndrra”…

Lajme

02/12/2025 09:34

Ish-deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka publikuar një deklaratë të fuqishme në rrjetet sociale, ku thekson se vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, ndërsa bën thirrje për mbështetje të gjerë ndaj LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Haziri theksoi se LDK ka “shkaktuar procese dhe ka realizuar ëndrra” gjatë historisë së saj politike, dhe se ka ardhur koha që, sipas tij, “populli t’ia kthejë dashninë LDK-së”, raporton lajmi.net

Ai njoftoi se partia tashmë ka formalizuar kandidaturën e kryetarit Dr. Lumir Abdixhiku për postin e kryeministrit, duke e cilësuar si një hap që synon unitetin e brendshëm dhe atë qytetar.

Postimi i plotë:

Ne kemi shkaktu procese e kemi realizu andrra, koha që populli t’ia kthej krejt dashninë LDK-së
Me unitet të plotë, kemi nderin që e nominuam për Kryeministër kryetarin tonë, Dr. Lumir Abdxhikun, që do të përkthehet me unitet qytetar në
zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
E filluam vitin me zgjedhje e po rikthehemi prapë në Zgjedhje Parlamentare.
Nëse kërkohet arsyeja e shëndosh, përse?!
Është e thjeshtë. Mungoi bashkëpunimi e vullneti dhe vendi u bllokua në një krizë politike të planifikuar e të menaxhuar.
Kosova sot as nuk është më e pavarur, as më e lirë e as më demokratike.
Është pa Kuvend, pa Qeveri dhe shpejt edhe pa buxhet shteti, me një krizë të re.
Është mundësia që më 28 dhjetor të mos ecim edhe tutje nëpër terr politik, por t’i kthehemi familjes, atdheut e Zotit.
Për një vend ku jetohet më mirë, për familjen e Kosovën, me besë e shpresë që e ofron veç LDK.
Ne kemi shkaktu procese e kemi realizu andrra dhe koha është që populli t’ia kthej krejt dashninë LDK-së.
Kosova ka nevojë për dashni. Kosova ka nevojë për LDK-në si asnjëherë më parë!/Lajmi.net/