Lutfi Haziri kandidat për kryeministër nga LDK-ja?

17:45 | 20 Korrik 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës më 3 gusht do të mbajë Kuvendin Zgjedhor të saj.

Në këtë Kuvend pritet edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në garë për të parin e LDK-së pritet të jenë katër kandidatë, ndërkaq që ka pasur raportime se kryetari aktual, Isa Mustafa nuk do të kandidojë, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe:

Probleme të mëdha në LDK – katër kandidatë pa konsensus për të parin e partisë

Burimet e lajmi.net kanë treguar se në mbledhjen e kryesisë është diskutuar për kandidatin e mundshëm të LDK-së për kryeministër.

Të njëjtat kanë treguar se ka pajtueshmëri brenda partisë që kryetari aktual i LDK-së, Lutfi Haziri të jetë kandidat për të parin e Qeverisë.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa mirëpo i njëjti nuk ka folur për këtë çështje.

I qasshëm nuk ka qenë as vetë Lutfi Haziri, i cili më herët kishte shfaqur haptaz ambiciet e tij për të parin e partisë. /Lajmi.net/