Lutfi Haziri: Isa Mustafa duhet të jetë President i Kosovës

Çështja e Presidentit të Kosovës vazhdon të jetë aktuale, teksa shumë prej partive veçse kanë filluar të deklarohen për emrat që i shohin si mundësi për t’i propozuar për këtë post.

Lajme

25/10/2020 14:21

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar së fundi duke thënë se nëse LDK-së i jepet posti i Presidentit, apo e drejta për të propozuar dhe nëse ai pyetet rreth kësaj, emri që do të propozohej është, Isa Mustafa.

Haziri tha se Mustafa, është emri i cili ka qenë edhe në marrëveshjet e mëhershme.

“Nuk kemi biseduar ende dhe nuk ka emër tani për tani, por nëse më pyesni mua, LDK-ja në këto momente e ka Isa Mustafën, është emri që mund t’i jap një lloj jorgani të gjitha partive, në situatën e krizës në të cilën po hyjmë”, tha Haziri në TV Dukagjini, transmeton lajmi.net.

Haziri tha se tani për tani s’ka stabilitet ndër partiak, por është mirë që të ketë dialogu të brendshëm lidhur me këtë situatë./Lajmi.net/