Luta përsëri në Gjilan
Në 35 nga 125 vendvotime, Haziri ka një epërsi prej rreth 2.200 votave ndaj Mustafës.

Lajme
Me 35 përqind të kutive të votimit të numëruara, Lutfi Haziri i LDK’së rezulton bindshëm fitues në garën për Kryetar të Komunës së Gjilanit.
Në 35 nga 125 vendvotime, Haziri ka një epërsi prej rreth 2.200 votave ndaj Qemajl Mustafës të PDK’së.
Deri në këtë pikë, për Lutfi Hazirin kanë votuar 6.138 votues apo 61.04 përqind, ndërsa për Qemajl Mustafën kanë votuar 3.918 votues apo 38.96 përqind.