Lushtau viziton Musliun në spital: Ganja, simbol i gruas së fortë që nuk dorëzohet asnjëherë

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, ka vizituar në spital, deputeten Ganimete Musliu. Para disa ditësh ajo ka bërë të ditur se ka disa probleme shëndetësore në zemër, për të cilat do të trajnohet jashtë vendit, shkruan lajmi.net. “Shumë i lumtur që Ganja e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në zemër” ka thënë…

Lajme

25/02/2024 15:18

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, ka vizituar në spital, deputeten Ganimete Musliu.

Para disa ditësh ajo ka bërë të ditur se ka disa probleme shëndetësore në zemër, për të cilat do të trajnohet jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

“Shumë i lumtur që Ganja e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në zemër” ka thënë Lushtaku përmes një postimi.

“Ganja është sinonim i gruas së fortë e cila nuk dorëzohet asnjëherë”, ka shtuar më tutje ai, duke i uruar Musliut shërim sa më të shpejtë. /Lajmi.net/