Lushtaku betohet nesër

Sipas lejës së lëshuar nga EULEX’i për betimin e Lushtakut, i cili vazhdon të mbetet në paraburgim, media nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishme në ceremoni.

Lajme

02/01/2014 10:31

Nesër në Skenderaj do të inaugurohet përbërja e re e Asamblesë Komunale.

Asamblistët e zgjedhur më 3 nëntorit të vitit të kaluar, para përfaqësuesve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, do ta bëjnë betimin.

Para tyre, do të betohet edhe Kryetari i rizgjedhur Sami Lushtaku.

Ceremonia do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjasë rreth 25 minuta.

Sipas lejës së lëshuar nga EULEX’i për betimin e Lushtakut, i cili vazhdon të mbetet në paraburgim, media nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishme në ceremoni.

Leja e Gjykatës, që Lushtaku të bëjë nesër betimin, ka shpëtuar Skenderajn nga zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

(Kosovapress,lajmi.net)