Lunacek shpreson për pjesëmarrje të lartë
Në një postim në Twitter nga Graçanica, ajo ka thënë se votimi në këtë vendbanim tashmë ka nisur.

Lajme
Deputetja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek e cila është duke vëzhguar zgjedhjet në Kosovë ka thënë sot në mëngjes se shpreson për një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje.
Në një postim në Twitter nga Graçanica, ajo ka thënë se votimi në këtë vendbanim tashmë ka nisur.
“Votimi filloi në komunën serbe të Graçanicës. Shpresoj për një pjesëmarrje të lartë”, ka shkruar ajo.
Rreth 100 pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Europian për Vëzhgim të Zgjedhjeve janë duke vëzhguar këtë proces në Kosovë.