Lumir Abdixhiku: Zemër-luanë, kokën lartë – ëndrra vazhdon

Kandidati për deputet në LDK, Lumir Abdixhiku, ka thënë se djemtë e Përfaqësueses së Kosovës janë matur sot me një nga ekipet më të forta.

Lajme

10/09/2019 23:16

Ai u ka dhënë atyre epitetin “zemër-luanë” derisa ka thënë se e ardhmja me këta djem është e mirë. Madje, sipas Abdixhikut  djemtë e Përfaqësueses së Kosovës janë model se si duhet të sillemi si komb.

Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Zemër-luanë. Kokën lartë.

Pa frikë, me karakter e me shpirtë plot u matën me një ndër ekipet më të forta sot. Kthyen një humbje poshtëruese në një lojë me dinjitet. Me pak përvojë – me kohë – gabimet edhe evitohen. E ardhmja është e mirë me këta djem sepse këta djem guxojnë. E guxojnë sepse s’ndihen inferiorë ndaj askujt. Janë model se si – si komb – duhet të sillemi sot.

Ëndrra vazhdon.

Anglia, herën e fundit që ka pranuar 3 gola në kualifikime për Evropian, ka qenë prapa në vitin 1978. Kosova vendosi sonte datën e re në hartën e tyre.