Lumi B uron djalin për ditëlindje: Urime bibilushi i babit (Foto)
Blini quhet djali i reperit të njohur kosovar Lumi B.

ShowBiz
Ai sot feston ditëlindjen e katër dhe përmes rrjeteve sociale, ka marrë një urim shumë të ngrohtë nga babai i tij, shkruan lajmi.net
Lumi në Instagram ka hedhur një foto të Blinit që shihet me kapelën festive të ditëlindjes dhe fotos ia ka lënë urimin me të sinqertë.
“Ska fjale me pershkru lumturine qe ma ke sjell kur ke ardh ne ket’ bote…Urime ditlindja e 4t jeta jem bibilushi i babit , te dua pafund” janë fjalët e reperit./Lajmi.net/