Lumezi tregon për hetimet në rastin “Stenda”

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi është takuar me përfaqësues të Federatës Sindikale të Kosovës.

Lajme

28/01/2016 12:29

Lidhur me rastin “Stenda”, Lumezi ka konfirmuar se prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe për disa të dyshuar të tjerë. Edhe njëherë ai ka thënë se në këtë rast bëhet fjalë për disa mjek kardiolog dhe jo për të gjithë kardiologët e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, priti sot në takim përfaqësues të Federatës Sindikale të Kosovës. priti sot në takim përfaqësues të Federatës Sindikale të Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi gjatë këtij takimi fillimisht i njoftoi të pranishmit me kompetencat ligjore dhe kushtetuese që ka Prokurori i Shtetit, duke theksuar se Prokurori i Shtetit kujdeset të siguroj trajtim të barabartë objektiv dhe pa paragjykime për të gjithë qytetarët e vendit, pa marrë parasysh se çfarë funksione ose profesione kanë dhe nuk do të pranojë kurrfarë ndikimi, ndërhyrje apo tentativa për të penguar punën e Prokurorit të Shtetit në fazën e kryerjes së funksioneve prokuroriale në hetime penale, pa paragjykuar epilogun e hetimeve.

Lidhur me rastin “STENDA” për të cilin kanë filluar hetimet në vitin 2014, kryeprokurori Lumezi njoftoi se në bazë të provave të siguruara gjatë fazës së hetimeve, prokuroria ka zgjeruar hetimin edhe për disa të dyshuar të tjerë. Në ketë rast bëhet fjalë për disa mjek kardiolog e jo për të gjithë kardiologët në Kosovë dhe për disa persona juridik, të cilët dyshohen së kanë kryer vepra penale.

Kryeprokurori Lumezi gjithashtu njoftoi se Prokuroria do të ftoj të gjithë mjekët e dyshuar, që janë të përfshirë në hetime, që të japin deklaratat e tyre, të sqarojnë dyshimet që iu vihen në barrë dhe për të paraqitur mbrojtjen e tyre lidhur me ato dyshime.

Në fund të këtij takimi, i cili ishte mjaft konstruktiv dhe frytdhënës, përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës, falënderuan kryeprokurorin Lumezi, për bashkëpunimin e ofruar, duke shtuar se nuk kanë asnjë interes që të ndërhyjnë në hetimin e këtij rasti dhe presin zhvillimin e hetimeve të drejta nga ana e Prokurorit të Shtetit.