Lumezi e Jashari flasin për të drejtat e njeriut

Në njoftim shkruan se palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Lajme

05/02/2016 11:58

 

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti në takim pune Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

Në takim u bisedua për sfidat, me të cilat ballafaqohen Prokurori i Shtetit dhe Avokati i Popullit, gjatë përmbushjes së kompetencave dhe mandateve kushtetuese e ligjore që kanë.

 

“Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për zbatimin e rekomandimeve  të institucionit të Avokatit të Popullit nga ana e Prokurorit të Shtetit lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, të garantuara me kushtetutën e vendit, si dhe me marrëveshjet dhe instrumentet  ndërkombëtare, të zbatuara në Republikën e Kosovës”, njofton zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, raporton lajmi.net.

 

Në njoftim shkruan se palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, zbatimit të ligjshmërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë./lajmi.net