Lumbardh Salihu kandidon përsëri për deputet
Lumbardh Salihu, i njohur për publikun si fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e garës për Kuvend në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai e bëri publik vendimin përmes Instagramit, ku publikoi një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin se tashmë është “zyrtarisht kandidat…
ShowBiz
Lumbardh Salihu, i njohur për publikun si fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e garës për Kuvend në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai e bëri publik vendimin përmes Instagramit, ku publikoi një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin se tashmë është “zyrtarisht kandidat për deputet”, transmeton lajmi.net.
Ky është përpjekja e tij e dytë për të hyrë në politikë brenda këtij viti.
Salihu garoi edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke siguruar mbi 6 mijë vota—rezultat i mirë për një emër të ri në politikë, por jo i mjaftueshëm për t’i siguruar ulëse në Kuvend.
Me një cikël të ri zgjedhor përpara dhe me më shumë përvojë nga gara e parë, Salihu synon të shndërrojë mbështetjen që ka në rrjete sociale dhe bazën e votuesve të krijuar më herët në një rezultat më të fortë. Tani mbetet të shihet nëse rikthimi i tij do të përkthehet në sukses në votimet e fundit të këtij muaji./lajmi.net/
