Lum La Liga për Messin e Ronaldon

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka thënë se La Liga përfiton nga prezenca e yjeve si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Trajneri i cili udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Euro 2008, Kampionatin botëror 2010 dhe Euro 2012 ka insistuar se nuk i intereson se kush shpallet futbollisti më i mirë në botë për vitin…

Sport

10/01/2014 13:30

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka thënë se La Liga përfiton nga prezenca e yjeve si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Trajneri i cili udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Euro 2008, Kampionatin botëror 2010 dhe Euro 2012 ka insistuar se nuk i intereson se kush shpallet futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013 në mesin e finalistëve Messi, Ronaldo dhe Franck Ribery.

Por, theksoi se prezenca e yllit argjentinas dhe e atij portugez e bënë edhe më kualitative La Ligën.

“Mendoj se është shumë mirë për futbollin spanjoll që ka futbollistë si Messi dhe Ronaldo”, deklaroi Del Bosque për Libertad FM.

“Ata kurrë nuk shkojmë gjatë pa shënuar gol dhe është privilegj për La Ligën që ka futbollistë si ta”.

“Nuk kam ide se kush do të fitojë Topin e Artë dhe më duhet të pranoj se nuk më intereson. Të tre kandidatët janë shumë të mirë dhe nuk do të jetë mëkat humbja nga asnjëri prej tyre”, përfundoi Del Bosque.