Lulzim Basha mbledh nesër ekspertët, kjo është tema e diskutimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbledh nesër ekspertët e emergjencave civile, inxhinierë, arkitektë dhe ekspertë të fushave tê sizmiologjosë dhe ndërtimit.

Lajme

30/11/2019 23:23

Nesër në orën 18:00, në selinë e PD kryedemokrati Basha do të zhvillojë një takim me ekspertë të emergjencave civile; me inxhinierë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish drejtues në nivel qendror dhe lokal te emergjencave civile dhe institutit te ndertimit; ish – kryetar bashkie, ish-prefektë, etj.

Tematika e takimit është marrja e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, me qëllim që tu vihet në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti – Si është menaxhuar situata nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të ndihmuar normalizimin e gjendjes.

Deri tani janë konfirmuar 51 viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.