Luljeta trevjeçare udhëtoi 45 minuta e vetme në tren

Luljeta trevjeçare pa dëshirën e saj ka marrë rrugën në trenin rajonal nga qyteti Goslar në qytetin tjetër Hildesheim. 

Bota

07/01/2015 18:24

Pasi e kishte vendosur vajzën në një ulëse të trenit, babai i saj kishte zbritur për të marrë valixhet tjera. Por, pikërisht në kohën e caktuar, në orën 12:00, treni ishte nisur dhe e kishte lënë babanë e Luljetës në stacion hekurudhor me plaçkat e mbetura.

Vajza e vogël kishte mbetur e frikësuar në tren, por atë e kanë marrë nën përkujdesje punëtorët e trenit  duke i dhënë ëmbëlsira dhe pije. Në të njëjtën kohë, babai i alarmuar e merr taksinë në drejtimin e Hildesheim dhe ia del që me kohë, në orën 12:45, sërish ta përqafojë vajzën “e humbur”.

Policët thanë se Luljeta e vogël është ndjerë mirë me ta, edhe pse për shkak të moshës së vogël nuk kanë pasur mundësi të flisnin me të, transmeton albinfo.ch.