Luke Shaw fillon të ecë

Louis van Gaal e ka konfirmuar se gjendja e Luke Shaw po shkon drejt përmirësimit.

Sport

18/10/2015 13:11

Van Gaal ka treguar se mbrojtësi po qëndron në stërvitjet e ekipit, teksa ecën me ndihmën e patericave.

“Ai pothuajse është me ne në stërvitje, ai po ecë me ndihmën e patericave dhe kjo është e pabesueshme. Ai është me ne çdo ditë, ai tashmë ka filluar rehabilitimin edhe pse ka shumë rrugë për të bërë”, tha Van Gaal për mbrojtësin anglez.

Shaw e theu këmbën në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve ndaj PSV-së.