Lukashenko: I ofrova Millosheviqit raketa kundër aeroplanëve të NATO-s!

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, nesër viziton Serbinë. Ai në një intervistë për gazetën “Politika”, ka thënë se i kishte ofruar Serbisë raketa S-300 me të cilat do të mbrohej nga sulmet ajrore të NATO-s. Por thotë se Millosheviqi refuzoi pasi nuk besonte se NATO do të ndërmerrte sulme. 

Lajme

10/06/2014 11:27

Lukashenko i tha “Politikës” se është e vërtetë se në fund të viteve të nëntëdhjeta i ofroi Serbisë së Sllobodan Millosheviqit sistem raketor kundërajror S-300. 

“Ne kishim edhe pilotë heronj të cilët ishin të gatshëm që të përpiqen për të fluturuar në drejtim të Serbisë pa u vënë re, e cila është një detyrë shumë e rrezikshme”, tha Lukashenko. 

Sipas Lukashenkos, në fund nuk u arrit të realizohej kjo, për shkak se Millosheviqi nuk besonte se NATO mund të ndërmerrte një ndërhyrje të tillë, dhe atëherë kur ndodhi, ishte tepër vonë që raketat S-300 të transferoheshin në Serbi, pasi u vendos edhe bllokada. 

Në katër vitet e fundit, tregtia ndërmjet Serbisë dhe Bjellorusisë është rritur për katër herë dhe arriti në 200 milionë dollarë, tha Lukashenko duke dashur të tregojë për marrëdhëniet e mira ndërmjet këtyre dy vendeve. 

Sipas tij, Serbia duhet të jetë e guximshme për t’u orientuar nga lindja e jo nga perëndimi. 

“Unë e kuptoj shqetësimin tuaj, unë e kuptojmë dëshirën tuaj për t\’u bërë anëtarë të BE-së, dhe kjo ndoshta kjo do të ndodhë. Por kur kjo të ndodhë nesër, njerëzit do të duan të jetojnë më mirë sot”, tha ai. 

Sipas tij, bota është e dominuar nga vendet e mëdha, të tilla si BE-ja, Rusia, SHBA dhe Kina. 

Natyrisht, shtoi ai, ata ushtrojnë të drejtat e tyre përmes mjeteve të ndryshme në kurriz të shteteve të vogla, të mesme dhe të dobëta. Këto vende, të tilla si Serbia, Bjellorusia dhe Ukraina, janë zona të interesit të tyre. 

“Unë zakonisht them atyre, këto janë interesat parësore të tonat”. 

“Bjellorusia ka arritur të jetë e qëndrueshme, sepse populli se nuk është e lejuar që të përplaset mes vete”. 

Ai tha se nuk ndihet i ofenduar me historitë rreth tij të medias perëndimore.