Lukaku, Unitedit: Dua të largohem

Romelu Lukaku dëshiron të largohet nga Manchester United.

Sport

11/07/2019 09:50

Sulmuesi belg i ka bërë me dije Manchester United se dëshiron të largohet, duke kërkuar t’i bashkohet Interit, pretendon ESPN, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi i Kombëtares së Belgjikës ka frikë se më nuk do të jetë zgjidhja e parë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United.

E ardhmja e Lukakut pritet të jetë në Serie A, te skuadra Interit.

Është trajneri Antonio Conte, që e ka vënë në listën e prioriteteve 27 vjeçarin për këtë verë.

Problemi i vetëm i paraqitur deri më tani, është çmimi i lartë prej 80 milionë eurosh i vendosur nga United për sulmuesin./Lajmi.net/