Lukaku thyen një tjetër rekord tek Inter

Romelu Lukaku në ndeshjen kundër Borussia Monchengladbach theu një rekord të ri.

Sport

22/10/2020 11:40

Sulmuesi i madh belg ishte realizatorë i dy golave, duke ndihmuar Interin që të shmang humbjen ndaj skuadrës gjermane, me ndeshjen që në fund përfundoi 2:2.

Me golat kundër Monchengladbach, Lukaku arriti të regjistrohet të paktën me një gol në nëntë ndeshjet e fundit evropiane për Interin. Kjo nuk është bërë kurrë më parë nga ndonjë lojtar i Interit.

Duke numëruar ndeshjet e sezonit të kaluar në Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve, Lukaku në këto nëntë ndeshje ka shënuar 11 gola.

Vlen të ceket se Lukaku ka regjistruar start të mirë edhe në Serie A, duke shënuar katër gola për Interin në katër ndeshje./Lajmi.net/