Lukaku ‘thumbon’ Man Utd: Tek Inter është punë e vërtetë

Transferimi i fundit i Inter, Romelu Lukaku, është shprehur tejet i kënaqur me punën tek skuadra e re.

Sport

13/08/2019 14:59

Lukaku ka bërë të ditur se stërvitjet me Inter në Serie A janë shumë ndryshe krahasuar me ato tek Manchester United.

Reprezenteuesi belg, në një intervistë me Otro, është dukur shumë i lodhur pas seancës së parë me Antonio Conte.

“Është e vështirë. Është ndryshe. Në Angli, ka shumë punë, por këtu, është punë e vërtetë” ka thënë Lukaku, transmeton lajmi.net.

“Qyteti është i mirë, por nuk kam ardhur këtu për jetën, kam ardhur të ndihmojë skuadrën për të arritur diçka” ishin fjalët e yllit belg.

Lukaku ka shënuar katër gola në debutimin e tij, por lajmi nuk bëri bujë, pasi ndeshja u luajtë ndaj skuadrës nga Serie D. /Lajmi.net/