Lukaku: Racizmi vazhdon të jetë prezent

Romelu Lukaku beson se problemet me racizmin nuk kanë mbaruar.

Sport

24/09/2020 20:32

Ylli i Inter, Romelu Lukaku, ka folur lidhur me situatën aktuale në Itali, lidhur me problemin e racizmit, i cili vitin e kaluar ishte një nga problemet më të mëdha.

Belgu beson se ky problem vazhdon të jetë akoma prezent, por  përkundër kësaj, vlerëson Italinë si vendin më të mirë në të cilin ka qenë.

“Është vendi më i mirë që kam qenë ndonjëherë. Italianët më mirëpritën me duar hapur dhe jam falënderues ndaj secilit”, ka thënë Lukaku, transmeton lajmi.net.

“Në Itali më ka ndodhur një herë (fyerje raciste), reagova, por nuk ndodhi më kurrë. Nuk dua t’i përziej 3 apo 300 që vërshëllyen me gjithë qytetarët e tjerë”, shtoi belgu.

Lukaku ka shkëlqyer në Itali me fanellën e Inter, duke vendosur disa rekorde me skuadrën ‘Zikaltër’. /Lajmi.net/