Lukaku nuk përfshihet në skuadrën e Man Utd, rriten zërat për kalimin tek Inter

Romelu Lukaku nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për ndeshjen e ardhshme parasezonale.

Sport

19/07/2019 11:31

Lukaku nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me klubin e tij të ardhshëm në potencial, Inter Milan.

United dhe Inter do të takohen në Singapor, të shtunën, dhe Solskjaer ka konfirmuar se lojtari nuk do të jetë pjesë e skuadrës, përsëri, transmeton lajmi.net.

Inter janë të vendosur që të transferojnë yllin e Belgjikës, pasi janë në nevojë për një lojtar ofensiv.

United kërkojnë 85 milionë për kartonin e lojtarit, kurse Inter është 20 milionë larg për të plotësuar kërkesën. /Lajmi.net/