Lukaku nuk konsideron largimin nga Inter

Sulmuesi Romelu Lukaku është i lumtur të qëndrojë te Inter edhe për edicionin tjetër, pavarësisht interesimit të dy klubeve të Premierligës, Chelsea dhe Manchester City.

Sport

07/07/2021 13:23

Belgu ka shënuar 24 gola në 36 ndeshje në Seria A edicionin e kaluar, derisa gjithashtu ka dhuruar edhe 11 asistime, duke i ndihmuar të fitojnë Seria A pas 11 viteve, transmeton lajmi.net.

Chelsea dhe Manchester City kanë shprehur interesim për Lukakun, por ky i fundit duket se nuk është i interesuar për rikthimin në Premierligë.

Sipas Corriere dello Sport, 28-vjeçari nuk dëshiron ndryshime, andaj as nuk do e konsiderojë largimin nga “San Siro”.

Lukak ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 dhe tani është në pushime pas eliminimit të Belgjikës në “Euro 2020”./Lajmi.net/