Lukaku kërkon të qëndrojë te Interi përtej huazimit
Romelu Lukaku duket i lumtur te Interi. Lukaku është vetëm në huazim për një sezon nga Chelsea, por ai duket i vendosur të qëndrojë në Inter tashmë më gjatë. Sulmuesi pati dy sezone fantastike në ‘San Siro’, duke fituar Scudetton dhe duke arritur në finalen e Ligës së Evropës, përpara se të transferohet prej 113…
Sport
Romelu Lukaku duket i lumtur te Interi.
Lukaku është vetëm në huazim për një sezon nga Chelsea, por ai duket i vendosur të qëndrojë në Inter tashmë më gjatë.
Sulmuesi pati dy sezone fantastike në ‘San Siro’, duke fituar Scudetton dhe duke arritur në finalen e Ligës së Evropës, përpara se të transferohet prej 113 milionë euro te Chelsea verën e kaluar, transmeton lajmi.net.
Ai u pendua menjëherë dhe bëri një ulje të madhe pagash për të siguruar një rikthim te ‘Nerazzurri’ në huazim me një kosto prej 10 milionë euro.
Lukaku që atëherë ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ka bërë “gabim” duke u larguar dhe ka rindezur marrëdhënien e tij me shokët e skuadrës.
Interi dhe Chelsea nuk kanë diskutuar ende se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit kur skadon huazimi i tij, por mediet raportojnë se Lukaku nuk ka ndërmend të kthehet në Londër.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje ndërmjet klubeve për lojtarin./Lajmi.net/