Lukaku ia ‘bën me sy’ Interit, ja çfarë thotë për Conten

Romelu Lukaku ka ndezur spekulimet për një transferim të mundshëm te Inter.

Sport

12/06/2019 22:32

Sulmuesi belg po konsiderohet si pasues i Mauro Icardit te skuadra nga ‘San Siro’.

Derisa në media vazhdohet të raportohet rreth kësaj lëvizje, është tani vetë Lukaku që ka bërë hapin e parë në këtë drejt.

Ylli i Manchester United e ka cilësuar Antonio Conten si trajnerin më të mirë në botë, teksa italiani së fundi ka marrë drejtimin e Interit.

“Conte? Për mua më i miri në botë, është bukur ta shohësh tek Interi”, ka deklaruar Lukaku, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kush më njeh mirë e di se ëndërroj të luaj në Serie A, e kam vendosur të ardhmen time”./Lajmi.net/