Lukaku flet pas dështimit që përjetoi në Premierligë

Romelu Lukaku ka pohuar se Interi mund të jetë skuadra që mund ta ndihmojë atë të vërtetojë vlerën e tij pas një kohe të dështuar në Manchester United.

Sport

14/09/2019 10:49

Belgu gjithashtu bëri të qartë se ai kishte nevojë për një largim nga Premierliga verën e kaluar, duke qenë i dëshpëruar për një ndryshim të ambientit.

“Ky mund të jetë ekipi që unë kam nevojë”, i tha ai ESPN, transmeton lajmi.net.

“Kam dashuri për këtë zonë, dashurinë që kam për Interin dhe ishte momenti i përsosur për mua që të largohem nga Anglia”.

“Nuk kam dashur të jem më atje”, theksoi ai. /Lajmi.net/