Lukaku fantastik, shënon brenda 30 sekondash ndaj Genoas

Romelu Lukaku ka shënuar një gol tejet të shpejtë në ndeshjen me Genoan në Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A.

Sport

28/02/2021 15:14

Lukaku shfrytëzoi një pasim nga mesfusha ku depërtoi dhe me një goditje me këmbën e djathtë i dha Interit avantazhin pas vetëm 30 sekondash lojë, transmeton lajmi.net.

Ky ishte goli i 18-të për belgun në Serie A.

Inter po avancon me golin e Lukakut ndaj Genoas. Golin e 27 vjeçarit mund ta shihni më poshtë./Lajmi.net/