Lukaku e Sanchez nuk mjaftojnë, Conte gjen edhe dy super përforcime në Inter

Inter planifikon edhe dy përforcime para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Sport

20/08/2019 10:51

Alexis Sanchez dhe jo vetëm.

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka kërkuar nga drejtuesit e klubit edhe dy përforcime të tjera para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se “Nerazzurrët” dëshirojnë të bëjnë edhe një investim për repartin ofanziv duke transferuar Fernando Llorenten nga Tottenham Hotspur, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Conte e sheh të nevojshëm edhe një blerjë në mesfushë ku ai kërkon ish futbollistin e tij nga Juventus, Arturo Vidal i cili po ashtu është nxjerrë në shitje nga Barcelona. /Lajmi.net/