Lukaku do të luajë ndaj Juventusit në Coppa Italia me vendim të presidentit të FIGC
Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku normalisht do të jetë i disponueshëm për Simone Inzaghi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit, me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina që fal belgun pasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e parë. Ndeshja e kthimit…
Sport
Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku normalisht do të jetë i disponueshëm për Simone Inzaghi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit, me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina që fal belgun pasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e parë.
Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën e ardhshme më 26 prill, ndërsa e para përfundoi 1-1, shkruan Lajmi.net
Lukaku gjatë këtij sezoni në Serie A, ka zhvilluar 18 ndeshje (shumica e tyre si zëvendësues), ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asiste.
Inter, la Figc grazia Lukaku: sarà in campo in Coppa Italia con la Juve #lukaku #squalifica #grazia #figc https://t.co/5nH8ff1fqE
— SportMediaset.it (@sportmediaset) April 22, 2023