Lukaku dhe Brozovic kthehen tek Inter më herët sesa është pritur

Inter ka marrë disa lajme të mira nga pauza e kombëtareve, pasi Lukaku dhe Brozovic janë kthyer më herët sesa është pritur tek skuadra.

Sport

12/10/2019 17:46

Lukaku ka vendosur rekordtë ri në kombëtaren belge duke u bërë lojtari i parë që shënon 50 gola, duke regjistruar edhe golin e 51-të në dy golashin e tij.

Lojtari është liruar nga kombëtarja e Belgjikës më herët, duke lënë anash ndeshjen ndaj Kazakistanit, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, edhe Marcelo Brozovic është liruar nga kombëtarja, pasi gjatë ndeshjes së parë është ndëshkuar me kartonin e verdhë.

Kartoni i verdhë suspendon lojtarin për ndeshjen tjetër, kështu që ai i është bashkuar përgatitjeve me Inter më herët. /Lajmi.net/