Luka Modric zgjedh skuadrën ku do ta përfundojë karrierën

Luka Modric ka vendosur për të ardhmen.

Sport

22/02/2019 08:39

Mesfushori kroat, Luka Modric, do të mbetet te Real Madrid.

‘Marca’ shkruan se 33 vjeçari ka arritur marrëveshje me ‘Los Blancos’ për vazhdimin e kontratës deri pas sezonit 2020/2021, përcjell ‘lajmi.net’.

Fituesi i Topit të Artë ka qenë i lidhur me një largim nga Real Madrid, ku destinacioni i tij i radhës mendohej të ishte Italia, ku kërkohej nga Inter.

Me këtë marrëveshje, Real Madrid do të mbetet skuadra e fundit e Modricit, dhe pas përfundimit të kësaj kontrate, ai do të pensionohej, dhe mosha e tij do të jetë 36 vjeçare./Lajmi.net/