Luka Modric vendos përfundimisht për të ardhmen

Lojtari më i mirë i Kupës së Botës të mbajtur në Rusi, ka vendosur për të ardhmen.

Sport

10/08/2018 18:04

Mesfushori kroat ka vendosur të mbetet pjesë e skuadrës më të suksesshme në Evropë, Real Madridit, duke refuzuar Interin.

Ky është lajmi i fundit i publikuar në medien spanjolle ‘AS’.

Këtë vendim 32 vjeçari e ka marrë pas takimit sy me sy me presidentin Florentino Perez.

Perez i ka propozuar kontratë të re Luka Modricit, me të cilën mund ta bëjë lojtarin më të paguar në skuadër.

Modric aktualisht te Real Madrid fiton 6.5 milionë euro në sezon, shumë më pak se Bale, Ramos, Kroos dhe Benzema./Lajmi.net/