Luka Doncic vazhdon me suksese edhe jashtë parketit – afër mega kontratës me brendin ‘Jordan’

Ylli i NBA, Luka Doncic po tregon suksese edhe jashtë parketit.

Sport

21/12/2019 23:50

Anëtari i Dallas Mavericks është befasia më e këndshme e këtij edicioni në NBA.

Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që ai të marr vëmendje të madhe, madje të futet edhe në debatin për MVP.

Së fundmi lojtarin e ka mbajtur jashtë parketit një dëmtim i pësuar ndaj Houston Rockets, por ai ka ka marrë shenja pozitive edhe nga jashtë parketit.

Sipas raportimeve të ‘Bleacher Report’, Doncic është afër një marrëveshje disa vjeçare me brendin ‘Jordan’, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Doncic do të ketë përfitime të jashtëzakonshme, por një shumë nuk është përmendur akoma.

Mbetet të shihet nëse ylli slloven do të vë firmën e tij me brendin ‘Jordan’. /Lajmi.net/