Luka Doncic nuk beson se mund ta mposhtë LeBron Jamesin në votat e ‘All Star’

Luka Doncic ka dhënë disa komente lidhur me votimet për ‘All Star Game’.

Sport

18/01/2020 23:00

Ylli slloven i cili ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit kundër Portland Trail Blazers, ka gjetur pak kohë edhe për diskutime rreth ‘All Star’.

Doncic është basketbollisti i dytë më i votuar aktualisht për ndeshjen e ardhshme të ‘All Star’. Para tij qëndron vetëm ‘Mbreti’ i ligës, LeBron James.

Me këtë situatë, Doncic nuk beson se mund ta tejkalojë fytyrën e NBA për numrin e votave, dhe të jetë kapiteni i ‘All Star’.

“Është ndryshe. Do të ishte diçka speciale, sigurisht” ka thënë Doncic, i pyetur për mundësinë që të marrë më shumë vota sesa LeBron, transmeton lajmi.net.

“Vetëm se nuk mendoj se mund të ndodh, sepse është LeBron, por, do të ishte diçka speciale” ishin fjalët e sllovenit.

Shumë tifozë të NBA besojnë se Luka, 20 vjeçari, do të jetë pasuesi i LeBron dhe fytyra e ardhshme e NBA. /Lajmi.net/