Luka Doncic humb peshë, pas kritikave të shumta

Basketbollisti i Dallas Mavericks, Luka Doncic ka rënë në peshë, pas kritikave që ai mori.

Sport

25/02/2022 17:00

Doncic ka qenë pjesë e polemikave dhe debateve muajt e fundit.

Mark Cuban, pronar i Dallas, tha se ai nuk e pëlqente të kritikohej për peshën e tij, por më në fund e kuptoi që është pjesë e nivelit disiplinor edhe pesha.

“Unë mendoj se Doncic u ndje pak i poshtëruar. Atij nuk i pëlqente të kritikohej për peshën e tij dhe gjëra të tjera. Më në fund e kuptoi se pesha është një nivel disipline”, tha Cuban, transmeton lajmi.net.

Slloveni mbërriti në parasezon pas Lojërave Olimpike me një mbipeshë prej 13 kilogramësh. Sipas raportimeve të ndryshme, ai tashmë ka humbur rreth 7 kilogramë.

Luka Doncic, i cili mesatarisht në karrierë ka 26 pikë, 8.5 kërcime dhe 7.9 asistime në 33.7 minuta, këtë sezon ka shifra prej 27.5 pikësh, 8.3 kërcimesh dhe 9.2 asistime në 35.4 minuta./Lajmi.net/