Luizi vazhdon t’ua kthejë dashurinë fansave, befason fansen e tij më të madhe

Luizi ishte fenomeni i shqiptarëve qysh nga nisja e rrugëtimit të tij në “BBVA” e deri tek fitorja e këtij formati. Fansat e tij ishin mësuar aq shumë me të, sa pas përfundimit të “BBVA”, ata u mërzitën, shkruan lajmi.net. Zonja Kristina është në mesin e shikuesve të rregullt të shout real, videot e të…

ShowBiz

30/05/2023 12:22

Luizi ishte fenomeni i shqiptarëve qysh nga nisja e rrugëtimit të tij në “BBVA” e deri tek fitorja e këtij formati.

Fansat e tij ishin mësuar aq shumë me të, sa pas përfundimit të “BBVA”, ata u mërzitën, shkruan lajmi.net.

Zonja Kristina është në mesin e shikuesve të rregullt të shout real, videot e të cilës ishin bërë virale në rrjetet sociale, ndërkohë që shfaqte admirimin për artistin.

Pas daljes nga shtëpia e famshme dhe pasi mësoi dashurinë e madhe të fansave, Luizi është duke u përpjekur që së paku përmes rrjeteve sociale t’ua kthejë atyre dashurinë. Kështu ka vepruar duke i përgatitur një befasi zonjës Kristina.

“Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar. Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar këngëtari pranë videos së shpërndarë në Instagram./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)