Luizi thyen sërish rekord në ‘TikTok’, videot me hashtagun e tij kalojnë 15 miliardë shikime

Ka kaluar pothuajse një vit nga edicioni i kaluar i “Big Brother VIP Albania”, dhe Luiz Ejlli po vazhdon të jetë ndër më të komentuarit. Ai së fundi ka arritur edhe një tjetër sukses, shkruan lajmi.net. Fituesi i “BBVA 2”, del të jetë personazhi më i ndjekur dhe më i kërkuar në rrjete sociale. Ai…

ShowBiz

13/02/2024 09:18

Ka kaluar pothuajse një vit nga edicioni i kaluar i “Big Brother VIP Albania”, dhe Luiz Ejlli po vazhdon të jetë ndër më të komentuarit.

Ai së fundi ka arritur edhe një tjetër sukses, shkruan lajmi.net.

Fituesi i “BBVA 2”, del të jetë personazhi më i ndjekur dhe më i kërkuar në rrjete sociale.

Ai vazhdon të jetë i preferuar, pasi së fundmi është mësuar se videot me hashtagun e tij në TikTok kanë kaluar 15 miliardë shikime.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Ndryshe, ai dhe Kiara, janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë./Lajmi.net/