Luizi: E mbroj Kiarën, pasi çdo sulm që i bëhet asaj, ndodh për shkakun tim

Sonte në “prime” u komentua loja e Kiarës brenda “BBVA”, ku disa prej banorëve u shprehën që ajo ka arritur deri këtu falë Luizit. Një kundërpërgjigje e pati edhe Luizit drejt këtyre deklaratave, shkruan lajmi.net. Ai u shpreh se e mbron Kiarën, pasi ai sulmohet shkaku i tij. “Arsyeja pse unë e kam mbrojtur Kiarën…

ShowBiz

21/03/2023 21:45

Sonte në “prime” u komentua loja e Kiarës brenda “BBVA”, ku disa prej banorëve u shprehën që ajo ka arritur deri këtu falë Luizit.

Një kundërpërgjigje e pati edhe Luizit drejt këtyre deklaratave, shkruan lajmi.net.

Ai u shpreh se e mbron Kiarën, pasi ai sulmohet shkaku i tij.

“Arsyeja pse unë e kam mbrojtur Kiarën është shumë e thjeshtë është sepse çdo sulm që ajo ka patur, ka qenë për mua. Çdo sulm që i kanë bërë, ia kanë bërë për mua, jo se kanë patur ndonjë gjë me Kiarën. Dhe patjetër që unë do e mbroj, sepse sulmi është për mua.” tha Luizi.

E në anën tjetër Arbëri tha se tek Kiara nuk ka parë diçka të jashtëzakonshme.

“Luizi është një arsye e fortë pse Kiara është ende brenda në shtëpi. Si lojtare, nuk kam parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme te Kiara. Nuk e mbaj mend për diskutime të forta, strategji apo aleanca.”, tha Arbëri./Lajmi.net/