Luiz zbulon të ardhmen

E ardhmja e David Luiz do të jetë te Chelsea.

Sport

13/03/2019 16:45

David Luiz është i vendosur për të qëndruar te Chelsea, duke nënshkruar një kontratë të re me skuadrën nga ‘Stamford Bridge’.

Mbrojtësi brazilian prej muajsh ka qenë në qendër të spekulimeve për të ardhmen e tij, ku nuk është përjashtuar një largim në fund të këtij sezoni.

“Unë mendoj kështu, ne po flasim me klubin, të gjithë e dinë sa shumë e dua këtë klub, ndihem rehat këtu dhe jam i lumtur këtu”, është përgjigjur Luiz në pyetjen nëse do të jetë pjesë e Chelsea edhe sezonin e ri, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë jam dukur bërë punën time shumë mirë, kështu që unë mendoj se kjo do të ndodh. Kam punën më të mirë në botë, kështu që unë duhet të motivoj veten çdo ditë”.

“E dua futbollin, nëse nuk do e doja, unë nuk do të luaja kurrë”./Lajmi.net/