Luiz: Vitin tjetër do të luftojmë për të fituar Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i PSG-së, David Luiz ka kërcënuar në një fare mënyre skuadrat tjera kundërshtare, duke thënë se klubi i tij gjatë sezonit të ardhshëm do të luftojë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Sport

21/04/2015 23:21

David Luiz ka thënë se PSG do të shikojë për tu përmirësuar dhe vitin tjetër do të synojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Barcelona ishte skuadër më e mirë në të dy ndeshjet. Ata i kanë kontrolluar të dy takimet dhe e kanë merituar kualifikimin”, tha Luiz pas takimit.

“Natyrisht, ne mund të shkurtojmë diferencën me Barcelonës. Ne duhet të përmirësohemi vit pas viti”.

“Vitin tjetër do të luftojmë për të fituar Ligën e Kampionëve”, përfundoi Luiz.