Luiz: S’do të isha i lumtur në Barcelonë
David Luiz është i bindur se nuk do të ishte më i lumtur në Barcelonë, sesa që është tash, kur iu bashkua Paris Saint Germainit. Mbrojtësi brazilian beson në projektin e gjigantit francez.

Sport
Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, David Luiz thotë se nuk do të ishte më i lumtur në Barcelonë, nëse do ta zgjidhte gjigantin katalunas para atij francez.
Përfaqësuesi brazilian lëvizi drejt Parc des Prince nga Chelsea këtë verë, ndërsa Blaugrana ishin në kërkim konstant të tij.
“Jam i sigurt se do të jem më i lumtur këtu në Paris, sesa nëse do të lëvizja drejt Barcelonës apo Munichut”, deklaroi Luiz për Telefoot.
“Unë besoj vërtet se PSG është klubi i së ardhmes, kjo është arsyeja se përse jam i lumtur që jam këtu dhe mendoj se do të qëndroj për disa vite”, vazhdoi 27 vjeçari.
Luiz ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në, ndërsa premton se do ta japë maksimumin për ekipin e ri.