Luiz: Mourinho mund ta çojë Chelsean në telashe
Mbrojtësi i PSG-s, David Luiz ka lansuar një tjetër sulm në drejtim të Jose Mourinhos, për të cilin ka thënë se mund ta çojë skuadrën e Bluve në telashe të mëdha gjatë ditës së nesërme.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/02/Luiz.jpg)
Sport
David Luiz ka thënë se Mourinho do t’i thotë lojtarëve që të mbrohen në takimin e nesërme, dhe një gjë e tillë mund t’i sjellë shumë telashe skuadrës angleze.
“Unë e di mënyrën sesi Jose do të përgatitet për ndeshjen e nesërme. Ai do t’i thotë lojtarëve që të jenë të kujdesshëm në mbrojtje dhe të na sulmojnë me kundërsulme”.
“Ata e dinë se ne duhet të shënojmë ndërsa ne jo. Unë e di se kjo është mënyra e tij”.
“Sidoqoftë, ata mund të jenë në telashe të mëdha, pasi duhet të mbrohen kundër lojtarëve si Ibrahimovic, Cavani dhe Lavezzi”, përfundoi Luiz deklaratën e tij për Daily Mirror.