Luiz i mërzitur

David Luiz ka thënë se është i mërzitur që do të largohet nga Chelsea. Por, mbrojtësi brazilian thekson se mezi pret të fillojë aventurën e re në Paris Saint-Germain.

Sport

24/05/2014 13:58

David Luiz ka falënderuar Chelsean pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e tij në Paris Saint-Germain. Por, ai ka pranuar se ndihet i mërzitur që do të largohet nga Stamford Bridge.

27-vjeçari i cili do të përfaqësojë Brazilin në Kampionatin botëror, do të transferohet tek kampioni i Ligue 1, pas zytarizimit të marrëveshjes mes klubeve të premten në mesnatë.

Mbrojtësi i cili iu bashkua Chelseas nga Benfica më 2011, dhe fitoi një FA Cup, Ligën e Kampionëve dhe Europa Leaguen, ka pranuar se ndjen emocione të përziera para transferimit.

“Falëminderit Chelsea për tri vjet e gjysmë të bashkëpunimit të mrekullueshëm”, shkroi Luiz në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Kam krijuar shumë shokë, kam fituar shumë tituj dhe këto kujtime do të jetojmë me mua përgjithmonë. Dua t’i falënderohem bashkëlojtarëve, stafit dhe të gjithë tifozëve të mi. Largohem me mërzi të madhe por në të njëjtën kohë me gëzim për një sfidë të re që më pret në një klub të madh dhe qytet që gjithmonë më ka pëlqyer. Është një fazë e re, një sfidë e re dhe së bashku do të shkojmë edhe më larg”, përfundoi ai.

PSG thuhet se do të paguajë rreth 50 milionë euro – rekord për një mbrojtës – për Luizin.