Luiz Felipe Scolari trajner i kombëtares së njohur

Luis Felipe Scolari do të rikthehet punës së trajnerit në ekipe kombëtare.

Sport

04/12/2018 17:48

Trajneri brazilian, Luiz Felipe Scolari, do t’i rikthehet punës së trajnerit në ekipe kombëtare, për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kolumbisë.

ESPN Brazil raporton se Federata e Futbollit të Kolumbisë po kërkon emërimin e Felipe Luiz Scolarit në pozitën e lirë të trajnerit të ekipit kombëtar, përcjell ‘lajmi.net’.

Ish trajneri i Chelsea, te Kolumbia do të zëvendësonte Jose Pekerman, të larguarin nga kjo pozitë pas Kupës së Botës.

Scolari drejtimin e Kolumbisë e merr pas titullit të fituar me Palmeiras në Brazil./Lajmi.net/